“Lewa? S’do të isha i befasuar nga largimi”, Boateng: Ja me kë do ta zëvendësoja

19 Maj 2022
15:35
Denis Hakanaj
back button

Jerome Boateng, ish-mbrojtës i Bayern Munich, ka folur për lamtumirën e mundshme të Robert Lewandowski-t për klubin gjerman duke u ndalur edhe tek arsyet që mund ta kenë shtyrë gjermanin që të kërkojë një eksperiencë të re.

Jo vetëm. Qendërmbrojtësi gjerman i ka këshilluar klubit bavarez edhe kandidatin perfekt për të marrë vendin e sulmuesit polak.

“Zërat për një lamtumirë të mundshme të Lewandowski-t? Nuk më kanë befasuar. Mund të parashikohej: për një lojtar si ai është e drejtë të mendohet se ka dëshirë të bëjë diçka të re”, ka thënë Boateng për Sky.

“Kështu është për të gjithë. Mendoj se mund të arrihet një marrëveshje pa patur zëra dhe thashetheme. Është e vështirë, por ka kohë të mjaftueshme për të gjetur një zgjidhje të mirë për të dyja palët”.

Në lidhje me zëvendësuesin e mundshëm të polakut te Bayern-i: “Ka disa sulmues që kanë bërë mirë dhe që më kanë befasuar si Leëa. Do të thoja Benzema, që është i jashtëzakonshëm, por besoj se Harry kane do të ishte perfekt. Nëse do të mundja, do ta merrja menjëherë Harry Kane te Bayern-i”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit