Lewandowski dhuron spektakël: topi futet në dritaren e zyrës së Salihamidzic

27 Tetor 2021
18:06
Denis Hakanaj
back button

Jo vetëm gola për Robert Lewandowski-n.

Pas stërvitjes së ditës së djeshme, sulmuesi polak ka treguar të gjitha cilësitë si gjuajtës, por jo vetëm për të shënuar.

Lewandowski, në fakt, ka dërguar një top nga  fusha e stërvitjes te dritarja e zyrës së Hasan Salihamidzic dhe, sipas Bild, drejtori sportiv i Bayern ka arritur ta kapë topin dhe t’ia kthejë mbrapsht.

Ka të tjerë në Gjermani që thonë se topi ka goditur makinën e kafesë duke e hedhur në tokë.

Një episod i veçantë, që tregon se polaku mund të bëjë çfarë të dojë me topin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit