Lewandowski injoron rekordin e CR7, tregon si mundet Barça

9 Gusht 2020
12:17
Denis Hakanaj

Grupi.

Ky është sekreti i Bayern Munich. pas Bundesliga-s dhe Kupës së Gjermanisë, bavarezët duan të fitojnë edhe Champions League, por gjithmonë si grup.

Mesazhi është i qartë dhe ka ardhur nga ylli i gjermanëve: Robert Lewandowski. Sulmuesi ka folur për Sky-in në pritje të çerekfinales së Champions-it kundër Barcelona-s.

Ai ka dashur të lërë mënjanë një rekord personal për të mirën e skuadrës.

Sulmuesi polak mund të vendosë rekordin për numrin më të madh të golave të shënuar në një edicion të vetëm të Champions League që mbahet nga Cristiano Ronaldo, autor i plot 17 golave në edicionin 2013-14.

Megjithatë, Lewandowski ka një objektiv tjetër në mendje.

“Nuk më intereson. Gjëja që ka rëndësi është të  luajmë me siguri në sulm dhe të shijojmë lojën si skuadër”, ka thënë futbollisti i Bayern Munich.

“E dinim se kundër Chelsea-t do të duhej të gjenim ritmin e duhur për të bërë atë që dimë të bëjmë më mirë dhe ia kemi dalë. Të njëjtën gjë duhet të bëjë kundër Barcelona-s”.

“E dimë se Barcelona është gjithmonë e rrezikshme. Do të duhet të tregojmë se cilësia jonë si skuadër është superiore se ajo e tyre. Kush do të luajë më mirë, do të shkojë në gjysmëfinale”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit