Lewandowski kërkon një favor nga shorti i Champions-it: “Të lutem, jo këtë”

10 Gusht 2022
12:20
Denis Hakanaj
back button

Ka nisur në mënyrë pozitive dhe me shumë entuziazëm aventura e tij te Barcelona, por Robert Lewandowski nuk mund të mos mendojë edhe për ish-skuadrën e tij, Bayern Munich.

Ja pse, duke folur për Bild, sulmuesi polak ka kërkuar një favor nga fati në pritje të shortit të ardhshëm të Champions League.

Në mënyrë të veçantë, Lewa nuk do të donte të përballej menjëherë me ish-skuadrën e tij në fazën me grupe të kompeticionit elitar europian:

“Nuk do të doja të përballesha me Bayern-in në fazën e grupeve të Champions League. Absolutisht jo. Kjo nuk duhet të ndodhë në fazën e grupeve. Është ende shumë herët”.

Sulmuesi ka shpjeguar: “Për mua do të ishte një ndjenjë e çuditshme. Dëshira ime është e thjeshtë: të lutem, jo ​​ndeshje kundër Bayern-it. Si do të më prisnin tifozët e Bayern-it në Allianz Arena?

“Shpresoj që të jetë në një mënyrë pozitive. Kam vetëm kujtime të bukura nga koha ime te Bayern. Historia që kemi pasur me këtë klub do të mbetet gjithmonë në zemrën time”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit