Lewandowski: Klopp ishte një “mësues i keq” për mua në Dortmund

12 Janar 2021
10:39
Alfred Lleshi
back button

Robert Lewandowski ka folur me emocion për marrëdhëniet e tij me Jurgen Klopp, duke thënë se trajneri aktual i Liverpool ishte “mësuesi i keq”, që e shtyu atë në rrugën e madhështisë. Pas jetës së vështirë në vitet e adoleshencës, Lewandowski filloi të shënonte rregullisht për Znicz Pruszkow dhe Lech Poznan, gjë që i siguroi kalimin te Borussia Dortmund më 2010.

Fillimi i jetës së polakut në Bundesliga nuk ishte një “lundrim” i qetë, pasi luajti në një pozitë të panjohur, atë të nr.10. Po ashtu, e pati të vështirë në stërvitje, nën drejtimin e Klopp. Gjërat erdhën në vend pas një humbjeje të Ligës së Kampionëve ndaj Marseille, në shtator 2011. Lewandowski u përball me Klopp, ku e pyeti trajnerin se çfarë donte prej tij.

Pavarësisht se gjermani ishte i butë në atë fazë, bomberi polak mori atë që kërkohej prej tij dhe gjërat lulëzuan deri në atë masë sa fitoi një titull të dytë në Bundesliga, përpara se të siguronte lëvizjen te Bayern Munich. Duke zbuluar se si u zhvillua marrëdhënia e tij me Klopp, për “Players Tribune”, Lewandowski tha: “Jurgen nuk ishte vetëm një figurë babai për mua. Si trajner, ai ishte si mësuesi “i keq”. Dhe dua ta them këtë në kuptimin më të mirë të fjalës.

Më lejoni të shpjegohem. Mendoni përsëri kur ishit në shkollë. Cilin mësues e mbani mend më shumë? Me siguri, jo atë që ua bëri jetën të lehtë dhe kurrë nuk priste asgjë nga ju. Jo, jo, jo. Ju kujtohet mësuesi i keq, ai që ishte i rreptë me ju. Ai që ju bëri presion dhe bëri gjithçka për të marrë më të mirën nga ju. Ky është mësuesi që ju bëri më të mirë, apo jo? Dhe Jurgen ishte i tillë.

Ai nuk ishte i kënaqur të të linte të ishe nxënës i nivelit B. Jurgen dëshironte nxënës A+. Nuk e donte këtë për veten, por për ju. Ai më mësoi aq shumë. Kur arrita në Dortmund, doja të bëja gjithçka shpejt: pasimin e fortë, vetëm një prekje. Jurgen më tha të qetësohem, të nisja edhe me dy prekje nëse është e nevojshme. Ishte krejtësisht në kundërshtim me natyrën time, por shumë shpejt po shënoja më shumë gola”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit