Lewandowski kritika klubit: Kështu nuk fitojmë dot as kampionatin

23 Korrik 2019
18:43
Telesport
back button

Sulmuesi i Bayern Mynih, Robert Lewandowski, nuk është aspak i kënaqur me merkaton e bërë nga skuadra, që nuk ka arritur ende të kompletojë organikën me elementët e duhur. Para miqësores që bavarezët do të luajnë me Milanin, sulmuesi polak i ka dërguar një mesazh të fortë klubit.

Është shumë e rëndësishme që klubi të sjellë përforcime dhe ne jemi duke i pritur. Bayern ka nevojë për lojtarë të mëdhenj për të fituar Champions League. Të gjithë e dinë që nuk është një gjë e mirë kur një ekip ka pak lojtarë në dispozicion. Shpresoj që gjërat të ndryshojnë shpejt”, tha Lewandowski.

Fjalë që janë një “këmbanë alarmi” për drejtuesit e Bayern, që në këtë mënyrë, rrezikojnë edhe titullin kampion në Gjermani. “Duhet të kemi kompetitivë kudo që do të luajmë edhe në kampionat. Rivalët po përforcohen, ndaj duhet të lëvizim shpejt dhe me emrat e duhur”, tha Lewandowski.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit