LEWANDOWSKI ME DY REKORDE! Bayern Munich kthehet te goleada (VIDEO)

24 Janar 2021
17:27
Telesport
back button

Bayern shkëlqen dhe kthehet te goleadat, por skena fitohet nga Robert Leëandoëski, që është lojtari i parë në historinë e Bundesliga që shënon në tetë ndeshje radhazi jashtë fushe.

Po ashtu është i 11-ti i tij me radhë kundër Schalke. Të dy rekordet e Bundesligës…

Jo vetëm kaq por polaku sot ka shënuar golin numër 500 në karrierën e tij, ndërsa Bayern duhet thënë se shkatërroi Schalke 4-0 me dy gola edhe nga Muller dhe tashmë i larguari Alaba (në qershor ikën)

Skuadra e Hansi Flick përfiton nga ndalesat e kundërshtarëve dhe nis fluturimin e arratisjen.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit