LEWANDOWSKI NË TELASHE, nuk paguan taksa që nga viti 2016!

5 Mars 2021
15:56
Telesport

Robert Lewandowski duket se është në telashe. Sulmuesi i Bayern Munchen dyshohet se nuk ka paguar taksat e reklamave prej 5 vitesh. Sipas asaj që bën me dije “Der Spiegel”, Lewandowski nuk ka paguar asnjë taksë që nga viti 2016.

Sipas “Der Spiegel”, avokati i polakut, Kamil Gorzelnik kishte zgjedhur një formulë që i jepte mundësi të manovronte, teksa së fundmi i është publikuar edhe një email që ai ia kishte dërguar menaxherit të Lewandowskit.

“Ka rrezik, por nëse nuk ndërmerr rreziqe nuk fiton”. Ky mësohet të ketë qenë mesazhi i drejtuar nga Gorzelnik te Cezary Kucharski. Mes të tjerash në artikull shkruhet se rreth 2.5 milion euro janë zhdukur nga avokati i Lewandowskit, me këtë të fundit që është shprehur se ka respektuar ligjet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit