Lewandowski nuk shënon, Kimmich dhe Muller “gëzohen”

25 Janar 2022
16:55
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich ka fituar 4-1 kundër Hertha Berlin dhe lajmi ka qenë  Robert Lewandowski.

Këtë herë jo për një gol të tijin, por për faktin se nuk ka shënuar asnjë nga golat e bavarezëve.

Sulmuesi polak nuk ka marrë pjesë në festën e golit dhe ia ka lënë shokëve të tij gëzimin për golat e shënuar dhe ironitë që kanë ardhur pas ndeshjes.

Konfirmimi ka ardhur nga fjalët e Thomas Muller dhe e Joshua Kimmich, të cilët kanë bërë shaka dhe ironi për faktin se shoku i tyre i skuadrës nuk ka shënuar.

“Lewandowski e ka ndërprerë ecurinë e tij të golave? Duhet të them se ishte i zemëruar në dhomat e zhveshjes”, ka thënë Kimmich për Bild.

Të njëjtin mendim ka shprehur edhe Muller, i cili ka qenë pak më ironik: “Ah më në fund. Jemi me të vërtetë të kënaqur që kemi fituar pa asnjë gol të Lewandowski”, ka thënë ai duket qeshur.

Kujtojmë se në 28 ndeshjet e sezonit aktual me Bayern Munich në të gjitha kompeticionet, polaku ka shënuar 34 gola dhe ka dhënë 3 asiste.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit