Lewandowski operohet të dielën, ja kur rikthehet sulmuesi i Bayern

7 Nëntor 2019
19:11

Robert Lewandowski duhet të operohet në pjesën e sipërme të kofshës, këtë e ka konfirmuar polaku pas fitores 2-0 ndaj Olympiacos.

“Fatmirësisht nuk kam dhimbje dhe mund t’i bëj të gjitha. Nuk më shqetëson gjatë vrapit apo kur godas. Nuk është një operacion i rëndë, por do të më duhet të bëj dhjetë ditë apo dy javë pushim,” ishte deklarata e sulmuesit.

Operacioni do të kryhet në një moment të përshtatshëm, pasi këtë javë do të ketë ndeshje ndërkombëtare. Ai pritet të humbasë vetëm ndeshjen ndaj Fortuna Dusseldorf më 23 nëntor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit