Lewandowski pa limite: Mosha nuk ka rëndësi, dua vetëm që…

28 Janar 2021
16:21
Denis Hakanaj
back button

Robert Lewandowski nuk është ngopur pasi ka fituar gjithçka në sezonin  kaluar me Bayern Munich. Sulmuesi polak ka folur për kanalet zyrtare të klubit bavarez në lidhje me dëshirën e tij për t’u përmirësuar dhe të jetë gjithmonë dhe më i fortë.

“Nuk ndiej se kam moshën time”, ka thënë 32-vjeçari. “Çdo vit ndihem se jam në formën më të mirë të mundshme. Për mua ka rëndësi vetëm që të përmirësohem”.

“Mosha nuk ka rëndësi, sepse e di se mund të luajë më mirë dhe të bëj akoma më shumë. Besoj se jam më i miri çdo sezon”.

Shifrat i japin të drejtë. Polaku, në fakt, ka shënuar 23 gola deri tani në kampionat. Askush nuk arrin të mbajë ritmin e tij. As i riu Haaland, i cili është në vendin e dytë me 14 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit