“Lewandowski? Provoi ta bënte një gjë të tillë edhe me Borussia-n”

30 Qershor 2022
17:31
Denis Hakanaj
back button

Vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes çështja që ka lidhje me të ardhmen e Robert Lewandowski-t. Pozicioni i sulmuesit mbetet në dyshim: dëshira e tij është që të largohet nga Bayern Munich dhe të transferohet te Barcelona.

Megjithatë, qëndrimi i klubit bavarez është shumë i qartë: polaku nuk do të largohet deri në momentin e skadimit të kontratës së tij më 30 qershor të 2023-shit.

Tani duhet parë se si do të shkojnë gjërat dhe pikërisht në lidhje me këtë temë ka folur ish-menaxheri i Lewandowski-t, Maik Barthel, duke zbuluar një anekdotë të 2013-ës.

“Nuk do të çuditesha nëse Robert nuk do të paraqitje në fushë për fazën përgatitore. E ka marrë në konsideratë këtë mundësi në 2013-ën, kur Borussia Dortmund refuzoi ta shiste te Bayern-i, pavarësisht se kishte vetëm një vit në kontratë”, ka thënë Barthel për Sport Bild.

Në atë rast, Borussia arriti ta mbante edhe për një sezon tjetër, por ish-menaxheri mendon se situata është e ndryshme tani sepse lojtari është pothuajse 34 vjeç dhe nuk mund t’i lejojë vetes të humbasë kohë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit