“Lewandowski, qendërsulmuesi më i mirë në botë. Ja si ia hoqa nga duart Realit”

15 Shtator 2021
14:39
Alfred Lleshi
back button

Karl-Heinz Rummenigge nuk lodhet duke e përsëritur: Robert Lewandowski është qendërsulmuesi më i mirë në botë, çka e tregoi përsëri mbrëmë me dopietën ndaj barcelonës, në fitoren 3-0. Sigurisht, sulmuesi polak nuk ishte gjithmonë i lumtur në Mynih dhe, në vitin 2018, i kërkoi bordit të klubit bavarez ta lejonin të kalonte te Real Madridi.

Tri vite më vonë, tani ish-CEO i gjigantëve të Bundesligës u pajtua në një intervistë me të përditshmen gjermane “Bild” se pati luftë me Lewy në atë kohë, por si zakonisht fitoi Bayerni: “Ai është një makinë për shënimin e golave. Robert flirtonte me Real Madridin, por ne gjithmonë i thoshim atij: mund të fitosh edhe Ligën e Kampionëve me Bayern Munich”. Rummenigge diti ta bindte futbollistin që të rinovonte kontratën e tij me Bayern Munich dhe, më në fund, të fitonte Champions-in në vitin 2020.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit