Lewandowski tërbohet me Bayern Munich, polaku shpërthen në britma ndaj drejtuesve

18 Maj 2022
11:38
Alfred Lleshi
back button

E ardhmja e Robert Lewandowskit mbetet e panjohur. Sulmuesi polak, të cilit i skadon kontrata me Bayern Munich në qershor 2023, do të ishte gati të largohej nga klubi bavarez.

Megjithatë, sipas raportimeve të “Bild”, drejtuesit e klubit kampion të Gjermanisë e kanë kundërshtuar largimin e tij. Një fakt që ka sjellë tërbim e ish-sulmuesit të Borussia Dortmundit, i cili ka shpërthyer në dhomat e zhveshjes.

Ai e ka lejuar veten të shfryjë dufin në komunikim telefonik ndaj klubit. Pavarësisht se fliste në polonisht, dëshmitarët thonë se e dëgjuan të thoshte fjalën “Barcelona” më shumë se një herë.

Me pak fjalë, një sinjal i qartë i gatishmërisë së lojtarit për t’u transferuar te klubi blaugrana dhe manifestim i keqardhjes për vështirësitë në mbylljen e marrëveshjes për shkak të pozicionit të mbajtur nga Bayern Munich.

Ndërkohë, Lewandowski i ka përshëndetur tashmë tifozët e tij në ndeshjen e fundit të Bundesligës, e dominuar edhe një herë nga bavarezët, ndaj Wolfsburgut. Një lamtumirë që megjithatë mund të shtyhet për skadimin natyral të kontratës së tij, në fund të sezonit të ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit