Lider, por jo i paprekshëm. Ylli i Serisë A nxirret në shitje për 80 milionë euro

26 Mars 2021
15:59
Denis Hakanaj
back button

Sergej Miliinkovic-Savic, mesfushor dhe yll i Lazio-s, duket se do të jetë një nga protagonistët e merkatos së verës së ardhshme.

Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Italia, Lazio e konsideron mesfushorin një lider të grupit dhe një element shumë të rëndësishme, por, njëkohësisht, nuk është i paprekshëm.

Presidenti Lotito, në fakt, do të ishte i gatshëm të pranonte një ofertë mbi 60 milionë euro, vlerësimi aktual në merkato të Milinkovic-Savic.

Është 80 milionë euro shumë e kërkuar nga bardhekaltrit. Kontrata e tij është akoma e gjatë, deri në 2024-ën, dhe presidenti lacial nuk ka ndërmend të bëjë asnjë ulje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit