Lidhja me Keita Balde dhe akuzat e tradhëtisë! Reagon Wanda Nara

31 Janar 2023
1:45
Telesport
back button

Nuk vonoi reagimi i Wanda Narës ndaj thashethemeve të fundit ku ajo është protagoniste së bashku me Keita Balde, ish-lojtarin e Lazios dhe Interit. Sipas një paparaci spanjoll, të dy kanë muaj që janë në një lidhje teksa (futbollisti është i martuar me italianen Simona Guatieri).

Ndryshe është versioni i Wanda, i cili e hodhi poshtë këtë çështje me pak fjalë. Fjalët e Wanda Narës për Keitën – E ndjekur nga disa gazetarë në dalje të një shfaqjeje teatrale në Buenos Aires Wanda Nara iu përgjigj kështu pyetjes për Keita Balde: “Marrëzi pa themel”. Pra lajme të rreme. Nuk di asgjë për këtë, po e zbuloj tani”, ka treguar ajo.

Historia- Një histori e pabesueshme, e gjitha e shkruar në rrjetet sociale, para syve të miliona ndjekësve. Flitet për një miqësi, një gjoja tradhti (një tjetër), me pak fjalë, për marrëdhënie të ndërlikuara. Në Argjentinë folën për një flirt mes gruas së Icardit, Wanda Nara, me Keita Balde, ish-partneri i Mauritos në kohën kur luanin te Interi.

Pak minuta më parë, argjentinasi e bëri të qartë në Instagram se ka qenë sulmuesi që i ka dalë në mbrojtje ne rrjetet sociale gruas së tij dhe gjithashtu ka shpjeguar se i kishte thënë gjithçka gruas së Keita-s, duke e quajtur edhe atë nje te tradhtuar me brire…

Nga Argjentina, nga gazetari i Radio Mitre, Juan Etchegoyen, vjen versioni i Keita-s dhe gruas së tij, Simona Guatieri. “Sapo fola për 13 minuta me të dy – shpjegoi gazetarja – dhe ajo më tha se Icardi e kishte telefonuar dje për shkak të një mesazhi që burri i saj do t’ia kishte dërguar Wandas. Nuk duam të kemi asnjë lidhje me këtë”, thonë të dy.

Ajo nuk e ka thirrur kurrë Icardin. Keita – vazhdoi gazetari në rrëfimin e tij – pasi mori vesh se çfarë ndodhi, i dërgoi një mesazh Mauros por ai nuk përgjigjet. “Çfarë sot varet nga ne, nesër ndoshta varet nga të tjerët. Kaluam një ditëlindje si kolegë pune, me trajtim të përzemërt”, thonë Keita dhe bashkëshortja e tij.

“Nuk na pëlqen as kjo jetë, as gjithë këto muhabete”, shtoi gruaja e tij Simona: “Ata jetojnë kështu, janë vërtet budallenj, si fëmijë. .Nuk dua qe emrat tane te dalin prane emrave te tyre.Nuk duam te pijme as nje kafe me ta. Burri im eshte futbollist, nuk merret me thashetheme. Nuk dua te perdorin emrat tanë. Emri im nuk duhet të vendoset pranë emrit të tyre”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit