Liga Ballkanike e mallkuar për Vllazninë, humbet edhe sfidën në Pejë

13 Nëntor 2019
22:51
Telesport
back button

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj është mundur mbrëmjen e sotme 78-67 nga Peja, në takimin e vlefshme për edicionin 2019-2020 të Ligës Ballkanike. Kjo është humbja e dytë e ekipit shkodran në këtë event në po kaq sfida të luajtura, duke mbyllur renditjen.

Ndeshja u luajt në palestrën “Karagaci” në Pejë, aty ku skuadra vendase diktoi në fushën e lojës gjatë gjithë kohës dhe e meritoi fitoren. Peja u shkëput 23-16 që në periodën e parë dhe e thelloi avantazhin edhe me kalimin e kohës. Vllaznia reagon disi vetëm në periodën e katërt, por pa mundur të përmbysë shifrat.

Peja – Vllaznia, 78-67 (23-16, 25-19, 15-13, 15-19)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit