Liga Ballkanike ndryshon format, shanse për Vllazninë për play off-in

17 Shkurt 2020
13:13
Telesport
back button

Pas përfundimit të fazës së dytë të Ligës Ballkanike në basketboll për meshkuj, organizatorët e këtij eventi kanë vendosur të organizojnë edhe një fazë të tretë. Kjo i jep mundësi Vllaznisë, skuadra e vetme shqiptare që merr pjesë në këtë turne, të synojë kualifikimin në fazën play off.

Aktualisht, Vllaznia renditet në vendin e 5-të (e fundit), ndërkohë që në play off shkojnë 4 skuadrat e para. Skuadra shkodrane ka kështu ende edhe 4 ndeshje për të synuar një vend në katërshe. Organizatorët kanë bërë publik edhe kalendarin e ndeshjeve të ardhshme.

Vllaznia do të luajë dy takime në Shkodër (ndaj Pejës dhe Academic Bultex) dhe dy jashtë fushë (ndaj Ibar Rozaje dhe ndaj Rahovecit). Në renditjen provizore, Vllaznia ka 10 pikë, një më pak se Ibar Rozaje dhe Rahovecit, ndaj kualifikimi nuk është i pamundur për shkodranët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit