Liga e Argjendtë/ Debutim zhgënjyes i kombëtares, humbet ndaj Rumanisë

24 Maj 2022
22:47
Telesport
back button

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për meshkuj është mundur mbrëmjen e sotme 3-1 nga Rumania, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Argjendtë. Takimi u luajt në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në Tiranë, por kuqezinjtë nuk mundën të shfrytëzojnë faktorin fushë, duke dalë kokulur nga kjo sfidë.

Miqtë e dominuan lojën dhe e merituan fitoren, duke marrë edhe kreun e Grupit B, ku bëjnë pjesë edhe Bosnjë-Herzegovina e Maqedonia e Veriut (luajnë të mërkurën mes tyre). Shqipëria e drejtuar nga trajneri Jani Melka fitoi vetëm setin e tretë, ndërsa në setet e tjera nuk ishte në gjendje të rivalizojë sa duhet.

Rumunët e nisin mirë ndeshjen, duke e patur atë nën kontroll dhe kjo u jep mundësi të fitojnë 25-19 setin e parë dhe 25-21 atë të dytë. Loja e Shqipërisë vjen në rritje dhe në setin e tretë kuqezinjtë fitojnë 27-25. Gjithsesi, në setin e katërt janë sërish rumunët që dominojnë e fitojnë me lehtësi 25-14 e krejt ndeshjen 3-1.

Liga e Argjendit-Grupi B

24 maj, Shqipëri-Rumani, 1-3

28 maj, Bosnjë H.-Shqipëri, 16:00

1 qershor, Maqedoni V.- Shqipëri, 20:15

4 qershor, Shqipëri – Maqedoni V., 19:00

8 qershor, Shqipëri – Bosnjë H., 18:00

12 qershor, Rumani – Shqipëri, 17:00

Lajme të tjera

Lajmet e fundit