Liga e Kombeve, ja verdiktet e plota të këtij edicioni. Shqipëria ngjitet një “kat” më lart

19 Nëntor 2020
9:45
Alfred Lleshi
back button

Perdja ra në grupet e Ligës së Kombeve 2020-2021. Në pritje të ndeshjeve të fundit të “play out” për Ligën C dhe fazën përfundimtare për Ligën A, e cila do të çojë në ngritjen e trofeut, pjesa tjetër e verdikteve tashmë mund të shpallet, duke përfshirë ngritjet një “kat” më lart, qëndrimi aty ku ishin, si dhe rëniet më poshtë në nivel lige.

Ndër më të rëndësishmit, sigurisht është ngjitja e Shqipërisë së Edy Reja në Ligën B për edicionin e ardhshëm. Një moment historik për ish-trajnerin e Lazio dhe Napolit, i aftë për ta kthyer ekipin kombëtar të drejtuar më herët nga De Biasi ndër ekipet më të respektuara në turneun tjetër. Promovim që do të thotë shumë për Ishujt Faroe dhe Gjibraltarin, të dy të gatshëm për të luajtur në Ligën C, sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Sllovakia, Turqia dhe Bullgaria, të gjitha të rëna në Ligën C. Vazhdon zbritja e këtyre katër ekipeve kombëtare, të cilat me kalimin e kohës kanë arritur rezultate të rëndësishme midis Kampionatit Europian dhe Kupës së Botës, por nuk kanë pasur një ndryshim gjeneratash në nivele të larta.

Austria, Uellsi, Republika Çeke dhe mbi të gjitha Hungaria, të cilat pasi kanë rrëmbyer kualifikimin për në Kampionatin Europian, vazhdojnë kthimin në vendet e larta. Shorti për dy gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve do të hidhet më 3 dhjetor.

Hyjnë në “Final Four”
Franca, Spanja, Belgjika, Italia

Rikonfirmohen në Ligën B
Bosnja, Islanda, Suedia, Zvicra dhe Ukraina

Promovohen në Ligën A
Austria, Republika Çeke, Hungaria dhe Uellsi

Bien në Ligën C
Irlanda e Veriut, Sllovakia, Turqia dhe Bullgaria

Promovohen në Ligën B
Mali i Zi, Armenia, Sllovenia dhe Shqipëria

Promovohen në Ligën C
Ishujt Faroe, Gjibraltar

Situata në Ligën D
Dy nga katër të fundit në grupet e Ligës C kanë për të zbritur aty. Moldavia do të përballet me Kakistanin, ndërsa Qipro me Estoninë. Humbësit e kanë vendin në këtë ligë, edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit