Liga “Gjergj Kastrioti”/ Partizani e Skënderbeu triumfojnë në Kosovë

16 Janar 2023
8:55
Telesport
back button

Është mbyllur raundi i tretë i Ligës “Gjergj Kastrioti”, teksa në Kosovë janë luajtur dy ndeshjet e fundit.

Partizani mposhti 3-0 kosovarët e Luboteni (25-15, 25-16, 25-13), duke marrë kreun e Grupit B. Ndeshje e komanduar dhe fituar me meritë nga skuadra e “kuqe”, që pati epërsi në fushë në të trija setet.

Në Kosovë fitoi edhe Skënderbeu, që mundi 3-0 (25-19, 25-23, 26-24) vendaset e Dritës, në një ndeshje me emocione në dy setet e fundit. Skënderbeu shkëputet ndjeshëm në renditje në Grupin B, duke qenë pranë kualifikimit.

Liga Gjergj Kastrioti – Grupi B, Meshkuj (java 3)

Vllaznia – Ferizaj, 1-3

Luboteni – Partizani, 0-3

Renditja: Partizani 7 pikë, Ferizaj 5 pikë, Vllaznia 3 pikë, Luboteni 0 pikë.

Liga Gjergj Kastrioti – Grupi B, Femra (java 3)

Vllaznia – Fer Volej, 0-3

Drita – Skënderbeu, 0-3

Renditja: Skënderbeu 9 pikë, Drita 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Fer Volej 3 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit