Liga Gjergj Kastrioti/ Partizani me një këmbë në gjysmëfinale, fiton edhe Erzeni

23 Janar 2023
8:40
Telesport
back button

Është mbyllur raundi i katërt i Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj, turneu që zhvillohet me pjesëmarrjen e ekipeve më të mira nga Shqipëria e Kosova. Në ndeshjet e prapambetura, u arritën dy fitore të ekipeve shqiptare.

Në Grupin A, fioren e parë në këtë turne korri Erzeni, që në fushën e tij mundi 3-0 Skënderbeun e Kosovës (25-18, 25-13, 25-18). Fitore edhe për Partizanin, që në Grupin B komandon pas triumfit 3-0 ndaj Ferizaj (25-21, 25-22, 25-20), ndeshje e luajtur në Kosovë.

Liga Gjergj Kastrioti – Grupi A, Meshkuj (java 4)

Peja – Tirana, 2-3

Erzeni – Skënderbeu (Kos), 3-0

Renditja: Tirana 6 pikë, Peja 6 pikë, Erzeni 5 pikë, Skënderbeu Kos. 1 pikë.

Liga Gjergj Kastrioti – Grupi B, Meshkuj (java 4)

Vllaznia – Luboteni, 1-3

Ferizaj – Partizani, 0-3

Renditja: Partizani 10 pikë, Ferizaj 8 pikë, Vllaznia 3 pikë, Luboteni 3 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit