Liga Gjergj Kastrioti/ Skënderbeu mund sërish Partizanin, shkon në finale ndaj Skënderajt

25 Shkurt 2023
19:25
Telesport
back button

Janë përcaktuar mbrëmjen e sotme dy ekipet finaliste të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra. Kampionet korçare të Skënderbeut dhe ekipi kosovar i Skënderajt janë dy skuadrat që do të luajnë për fitimin e këtij turneu.

Skënderbeu mposhti sot në Korçë 3-0 Partizanin (25-21, 25-19, 25-19) në gjysmëfinalen e dytë, duke përsëritur rezultatin e ndeshjes së luajtur një javë më parë në Tiranë. Sfida u dominua nga vajzat e Skënderbeut, superiore në fushë në të trija setet, duke e merituar fitoren dhe kualifikimin.

Përballë tyre në finale do të jetë ekipi i Skënderajt, që mundi 3-2 në gjysmëfinalen e dytë Fer Volej (27-25, 17-25, 25-20, 20-25, 15-8). Ekipi i Skënderajt i fitoi të dyja sfidat gjysmëfinale në derbin nosovar, ndërkohë që finalja pritet të luhet pas një jave.

Gjysmëfinale – Femra

Nd.1, Fer Volley – Skënderaj, 1-3

Nd.1, Partizani – Skënderbeu, 0-3

Nd.2, Skënderaj – Fer Volley, 3-2

Nd.2, Skënderbeu – Partizani, 3-0

Lajme të tjera

Lajmet e fundit