Liga “Gjergj Kastrioti”, zyrtarizohen ekipet pjesëmarrëse të turneut të rrjetës

13 Janar 2022
9:12
Telesport
back button

Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV), përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se në shkurt të këtij viti, në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës (FVK), do të nisin një turne mbarëkombëtar. Një Ligë të përbashkët, e ngjashme me atë që ka nisur basketbolli, që do të quhet “Gjergj Kastrioti”.

Edicioni i parë, që do të zhvillohet në periudhën shkurt-mars të këtij viti, do të jetë në një format të reduktuar. Më pas, ky turne do të kthehet në një kampionat të rregullt, me pjesëmarrjen e një numri të madh ekipesh në të dyja kategoritë.

Kështu, në edicionin e parë, do të marrin pjesë dy ekipe nga Shqipëria e dy nga Kosova, meshkuj e femra. Do të luajnë ekipet që u renditën më mirë në përfundim të fazës së parë të kampionatit.

Kështu, për meshkuj do të jenë ekipet e Tiranës, Erzenit (Shqipëria), Ferizajt e Pejës (Kosova). Ndërsa për femra do të jenë skuadrat e Skënderbeut, Tiranës (Shqipëria), Drita Gjilan dhe Ferizaj Volley (Kosova). Ende nuk është vendosur se si dhe ku do të zhvillohet ky edicion i parë i kësaj Lige.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit