Liga i bën presion qeverisë edhe përmes… kuqezinjve (video)

22 Shtator 2020
15:54
Alfred Lleshi
back button

Liga Profesiuoniste e Futbollit mori vendim dje për ta “kyçur gojën”, pra vendosi heshtje për shtypin. Në fakt, sot ajo ka folur përmes gojës së një futbollisti të kombëtares, Bekim Balaj. Në kuadrin e fushatës së nisur, për ta bërë sa më të madhe çështjen e bojkotimit të futbollit në vend, derisa të plotësohen 4 kërkesat nga qeveria, pjesë e kësaj “valleje” po bëhen edhe lojtarët kuqezinj.

Kuptohet, ata solidarizohen me kolegët e dhjetë skuadrave të Superiores në Shqipëri, sepse nuk kanë asnjë lidhje me Ligën. Madje, kjo iniciativë mund të nënkuptojë se pas Ligës është vetë FSHF-ja, në fakt, sikurse ka akuzuar publikisht edhe Fidel Ylli, i ngarkuari i kryeministrit Edi Rama për të negociaur zgjidhjen e bojkotit. Gjithsesi, futbollistët e kombëtares janë përdorur jo pak herë nga vetë politika.

Mjafton të kujtojmë zgjedhjet e vitit 2013, kur Elseid Hysaj, Igli Tare e të tjerë bënë spote publike, ku iu kërkonin shqiptarëve të votonin për Edi Ramën. Mesa duket, kjo mënyrë publiciteti po i kthehet kundër kreut të ekzekutivit për zgjedhjet e 25 prillit 2021, sepse e ka krejt futbollin kundër, derisa të zgjidhë qesen dhe të plotësojë kërkesat financiare të klubeve. “Futbollin e kemi krenari kombëtare dhe tani më shumë se kurrë duhet t’i gjendemi pranë. I bëj thirrje qeverisë që t’i hedhë sytë më shumë nga futbolli”, – janë fjalët e pakta të Balajt në video, por mjaftojnë për ta përcjellë mesazhin te kryeministri.

Futbollistët e kombëtares mbështesin nismën e Ligës. #Bashkohu me ne. Mbështet ⚽️ 🇦🇱#LPF

Gepostet von Liga Profesioniste e Futbollit am Dienstag, 22. September 2020

Lajme të tjera

Lajmet e fundit