Liga ia rikujton kërkesat qeverisë, futbolli vijon bojkotin “gojëkyçur”

25 Shtator 2020
11:30
Alfred Lleshi
back button

Liga Profesioniste e Futbollit ka “thyer heshtjen” e vendosur pak ditë më parë, duke komunikuar me publikun përmes një deklarate për shtyp. Në të bëhet me dije se janë formuluar e qartësuar teknikisht kërkesat për qeverinë shqiptare, sikurse u ra dakord në takimin me negociatorin Fidel Ylli. Ministrja e Financave, Anila Denaj, ditën e djeshme u shpreh se dy nga kërkesat e klubeve të Superiores janë të parealizueshme, duke e mbajtur të ndezur kopnfliktin mes palëve dhe futbollin në bojkot. Ende nuk ka asnjë qëndrim se si do të veprohet, do të nisë kampionati kombëtar dhe në vijim do të bisedohet me qeverinë, apo pa u plotësuar 4 kërkesat, sikurse është thënë deri më tani, palët nuk do të tunden nga llogoret e tyre.

Më poshtë, ja njoftimi për shtyp i Ligës Profesioniste:

Ja kërkesat e klubeve:

a. Të ulet TVSH në masën 6%.

b.Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.

c. Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite.

d. Të miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi për Sportin.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit