Liga: Tirana fiton me përmbysje në Kosovë, humbasin Partizani e Vllaznia

14 Janar 2023
19:42
Telesport
back button

Janë luajtur sot tri nga katër ndeshjet e raundit të tretë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra, Liga që bashkon skuadrat nga Shqipëria e Kosova. Një javë me ndeshje të forta, ku ekipet shqiptare ishin në dritë-hije.

Kështu, në Grupin A, skuadra e Tiranës, arriti një fitrore të rëndësishme në Kosovë ndaj M.Technologie me shifrat 3-2 (25-22, 25-23, 12-25, 24-26, 14-16). Në takimin tjetër, kosovaret e Skënderaj mundën 3-2 në kryeqytet Partizanin (25-11, 23-25, 15-25, 25-21, 13-15).

Në Grupin B është luajtur vetëm një ndeshje. Skuadra kosovare e Fer Volej fitoi 3-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë (25-19, 25-22, 25-15) duke korrur tri pikët e para. Nesër luan edhe Skënderbeu, që do të përballet me kosovaret e Dritës.

Liga Gjergj Kastrioti – Grupi A, Femra (java 3)

M.Technologie – Tirana, 2-3

Partizani – Skënderaj, 2-3

Renditja: Skënderaj 8 pikë, Tirana 5 pikë, Partizani 4 pikë, M.Technologie 1 pikë.

Liga Gjergj Kastrioti – Grupi B, Femra (java 3)

Vllaznia – Fer Volej, 0-3

Drita – Skënderbeu, 15 janar

Renditja: Skënderbeu 6 pikë, Drita 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Fer Volej 3 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit