Liga Unike, ekipet shqiptare humbasin përballjen me kosovarët

20 Janar 2022
8:51
Telesport
back button

Ka nisur faza e kthimit e Ligës Unike në basketboll për meshkuj, turneu i përbashkët mes ekipeve shqiptare dhe atyre kosovare. Në ndeshjet e javës së 8-të, “poker” fitoresh e ekipeve kosovare ndaj atyre shqiptare.

Peja fitoi në momentet e fundit 103-101 ndaj Teutës, një sfidë e ekuilibruar deri në momentin e fundit. Në krye të renditjes qëndron Golden Eagle Ylli, që mundi me lehtësi 86-67 Vllazninë e vendit të fundit.

Zhgënjen ekipi i Kamza Basket, që në fushën e tij u mund 95-86 nga Prizreni, sfidë e hapur deri në fund. Ndërsa Rahoveci, në fushën e tij mposhti 100-89 Tiranën, duke iu laruar fundit të renditjes.

Liga Unike – Raundi i 8-të

Peja – Teuta, 103-101

Golden Eagle Ylli – Vllaznia, 86-67

Rahoveci – Tirana, 100-89

Kamza Basket – Prizreni, 86-95

Renditja: Golden Eagle Ylli 15 pikë, Peja 14 pikë, Prizreni 13 pikë, Teuta 12 pikë, Tirana 12 pikë, Rahoveci 11 pikë, Kamza Basket 10 pikë, Vllaznia 9 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit