Liga-Unike/ Flamurtari mund kampionet kosovare, Tirana hakmerret ndaj Partizanit

25 Janar 2023
8:25
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e javës së 7-të të Ligës Unike në basketboll për femra, me pjesëmarrjen e skuadrave më të mira nga Shqipëria e Kosova.

Flamurtari fitoi me lehtësi 99-80 në Kosovë ndaj Penzës, një përballje mes dy ekipeve kampione në shtetet respektive. Ndeshje e komanduar nga vlonjatet, që u shkëputën deri në 30 pikë (63-33), sfidë ku Omerbasic e Jacobson realizuan nga 27 pikë secila.

Tirana hakmerret ndaj Partizanit pas humbjes në Kupën e Shqipërisë, duke fituar 79-67, në një ndeshje shumë emocionuese. Të kuqtë ishin pranë fitores, teka udhëhiqnin 67-59, por bardheblutë realizuan 10 pikë radhazi, me Baraj që realizoi dy pikët e fitores.

Për Tiranën u dallua Qosja me 33 pikë, ndërsa për Partizanin shënuesja më e mirë ishte Alyssa me 23 pikë. Në ndeshjen tjetër të këtij raundi, Bashkimi mposhti 71-65 Prishtinën në derbin kosovar.

Liga Unike-Femra, java e 7-të

Prishtina – Bashkimi, 65-71

Tirana – Partizani, 69-67

Penza – Flamurtari, 80-99

Renditja: Flamurtari 13 pikë, Partizani 11 pikë, Bashkimi 11 pikë, Prishtina 10 pikë, Penza 9 pikë, Tirana 9 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit