Liga Unike për femra nis keq për ekipet shqiptare, fitojnë vetëm rivalet nga Kosova

26 Nëntor 2021
8:54
Telesport
back button

Ka startuar edicioni i parë i Ligës Unike në basketboll për femra, me pjesëmarrjen e 3 skuadrave nga Shqipëria e 3 nga Kosova. Në takimet e javës së parë kanë triumfuar ekipet kosovare, duke mposhtur rivalet shqiptare.

Penza fitoi 91-83 në Vlorë ndaj Flamurtarit kampion, duke u konfirmuar si pretendente pas triumfit dy muaj më parë në Superkupën mbarëkombëtare. Pa probleme fitojnë Prishtina e Bashkimi, që mundën respektivisht Tiranën e Partizanin.

Liga Unike-Femra, java e parë

Tirana – Prishtina, 57-97

Bashkimi – Partizani, 94-53

Flamurtari – Penza, 83-91

Renditja: Bashkimi 2 pikë, Prishtina 2 pikë, Penza 2 pikë, Flamurtari 1 pikë, Tirana 1 pikë, Partizani 1 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit