Liga Unike/ Superkupa mbarëkombëtare në Kosovë, ja kalendari i gjysmëfinaleve

2 Tetor 2022
13:28
Telesport
back button

Më datat 5-6 tetor, në Mitrovicë (Kosovë) do të nisë edicioni i tretë i Ligës Unike në basketboll për meshkuj (luajnë ekipet nga Kosova e Shqipëria). Eventi i parë do të jetë Superkupa mbarëkombëtare, ku marrin pjesë ekipet fituese të kampionatit e Kupës në të dyja shtete përkatëse.

Kështu, Shqipëria do të përfaqësohet me skuadrat e Teutës kampione dhe Tiranës fituese e Kupës së Shqipërisë. Ndërsa Kosova do të ketë ekipet e Golden Ylli kampion dhe Trepcës. Është vendosur që ekipet e secilit shtet të përballen mes tyre në gjysmëfinale dhe më pas fituesit do të luajnë në finale.

Pra, në gjysmëfinale do të zhvillohen këto sfida: Teuta-Tirana e Golden Ylli-Trepca. Të dyja këto sfida do të luhen më datën 5 tetor. Pas këtij eventi pritet të nisë edhe kampionati i Ligës Unike, por ende nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me skuadrat pjesëmarrëse. Ky kampionat zhvillohet si për meshkuj ashtu dhe për femra.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit