Liga Unike/ Tirana mposht Kamza Basket, tjetër zhgënjim për Vllazninë

20 Dhjetor 2021
8:39
Telesport
back button

Është mbyllur faza e parë e Ligës Unike në basketboll për meshkuj, që kanë nxjerrë skuadrën kosovare të Golden Eagle Ylli si “kampione të dimrit”. Në takimet e javës së shtatë, Ylli fitoi 69-52 ndaj Prizrenit, duke korrur suksesin e gjashtë në këtë turne.

Ndeshje spektakolare ajo që mes Kamza Basket e Tirana, fituar nga bardheblutë 104-102. Të dyja skuadrat bënë një paraqitje të mirë, por në fund fitoi Tirana, ku u dallua Hamati me 35 pikë.

Vijon momenti jo i mirë për Vllazninë, që u mund thellë në Durrës nga Teuta me rezultatin 94-57. Ndërrimi i trajnerëve ende nuk po jepo frutet e duhura te shkodranët, që mbyllin renditjen.

Në takimin e fundit të kësaj jave, Peja fitoi thellë 122-88 ndaj Prizrenit. Liga Unike për meshkuj rikthehet në janar të vitit tjetër, me fazën e dytë të sezonit të rregullt.

Liga Unike – Java e 7-të

Peja – Rahoveci, 122-88

Teuta – Vllaznia, 94-57

Golden Eagle Ylli – Prizreni, 69-52

Kamza Basket – Tirana, 102-104

Renditja: Golden Eagle Ylli 13 pikë, Peja 12 pikë, Teuta 11 pikë, Prizreni 11 pikë, Tirana 11 pikë, Rahoveci 9 pikë, Kamza Basket 9 pikë, Vllaznia 8 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit