“Ligue 1 do të bëhet më e mirë se La Liga falë Mbappe”

26 Maj 2022
16:29
Denis Hakanaj
back button

Rinovimi i Kylian Mbappe me PSG-në ka qenë shumë i rëndësishëm për popullin parisin dhe jo vetëm. I gjithë futbolli francez do të përfitojë dhe, pas fjalëve të Henry, edhe Jerome Rothen e ka konfirmuar këtë ndjesi.

Siç ka bërë të ditur getfootballnewsfrench, ish-lojtari i PSG-së ka folur për vendimin e Kylian: “Do të thotë shumë që ka vendosur të qëndrojë. Është një shenjë shumë e mirë për PSG-në që lojtari më i mirë në botë do të qëndrojë për shumë vite”.

Dhe akoma: “Jemi me fat që mund ta mbajmë në Ligue 1 dhe, për vlerën e kampionatit tonë, është e rëndësishme të mbajmë lojtarët më të mirë.

Nuk besoj se asnjë skuadër do të kishte arritur ta bënte. Do të thotë se beson se PSG mund të jetë një nga skuadrat më të mira në Europë dhe se Ligue 1 mund të jetë një nga kampionatet më të mirë”.

Pikërisht në lidhje me rritjen e kampionatit francez: “Ligue 1 më afër La Liga-s? Duke parë zhgënjimin në Spanjëë, Ligue 1 mund të bëhet më e mirë.

“Sinqerisht, nëse heq Real Madrid dhe Barcelona, nuk besoj se kampionati francez ka ndonjë gjë për t’i patur zili skuadrave të La Liga-s që dalin të tretat, të katërtat, të pestat e kështu me radhë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit