Ligue 1, nesër luhet “ndeshja vendimtare”

3 Qershor 2020
20:15
Denis Hakanaj
back button

“Është java e fundit e sezonit”.

Kështu e kanë prezantuar disa media franceze përballjen gjyqësore që do të “luhet” përballë Këshillit të Shtetit francez, të cili i është drejtuar Lyon, Amiens dhe Toulouse kundër vendimit për mbylljen e kampionatit.

Tre klubet do të paraqiten para gjykatësve nesër në orën 14:00. Për shkak të vendimit për mbylljen e parakohshme të kampionati, Lyon ka humbur mundësinë për  të luajtur në Europë sezonin e ardhshëm, sepse mbante vendin e shtatë në renditje në momentin e ndalesës përfundimtare, ndërsa Amiens dhe Toulouse, në dy vendet e fundit, kanë rënë në  Ligue 2.

Tre klubet kanë vendosur ta luftojnë vendimin “në çdo shkallë të gjyqësorit” dhe, pasi gjykata Administrative e Parisit ka hedhur poshtë kërkesën e tyre, karta e fundit që ka mbetur është ajo e Këshillit të Shtetit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit