Lika kalon presionin te kundërshtari: Për Erzenin po, është ndeshje përcaktuese

1 Shkurt 2019
14:56
Alfred Lleshi
back button

Nesër, në orën 14:00, në fushën asnjanëse të Peqinit, do të luhet kryesfida e javës së 14-të të grupit A, Kategoria e Parë. Erzeni i vendit të dytë do ta presë në stadiumin e Shkumbinit skuadrën kryesuese shkodrane (pas dënimit të dhënë për të nga Disiplina), në një përplasje direkte e të ethshme për t’u ngjitur ne Superiore. 

Kuqeblutë e nisin vitin 2019 në kuotën e 35 pikëve, shtatë të tilla më shumë se shijakasit, ndaj janë më të qetë psikologjikisht. Ata nuk e shohin si “finale” këtë ballafaqim me rivalin direkt, nisur nga kjo epërsi momentale në klasifikim. Trajneri Hasan Lika, duke folur në konferencë për shtyp, ka nënvizuar ndër të tjera: 

“E kemi vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje dhe do të hyjmë në fushë me objektivin e vetëm, për të marrë maksimumin. Erzeni është një nga ekipet më të mira të grupit tonë dhe kuptohet, ka edhe ai pretendimet e veta. Megjithatë, edhe ne kemi pretendimet tona. Nuk e konsiderojmë një ndeshje vendimtare për të ardhmen e Vllaznisë, ndoshta më shumë është përcaktues për Erzenin. 

Merkatoja jonë është mbyllur. Kemi marrë dy lojtarë gjatë kësaj periudhe, një me përvojë, siç është Kruja, dhe një tjetër, element të ri nga Nigeria, i cili është vëzhguar nga drejtuesit e klubit dhe shpresoj të na shërbejë për të ardhmen. Skuadra është e plotësuar dhe besoj se do t’ia dalim, do ta arrijmë objektivin që kemi me kontigjentin aktual të futbollistëve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit