Lika nxeh sfidën me Partizanin: Hakmarrja më e mirë fitorja

12 Tetor 2019
15:12
Eraldo Harlicaj
back button

Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, foli në lidhje me ndeshjen e radhës të Vllaznisë kundër Partizanit. Ai mendon se situatat duhet të qetësohen dhe sfida e radhës thjesht duhet të merret si e tillë dhe të mos ketë probleme. Shkodranët nuk “ia falin” të kuqve që i rrëzuan nga Kategoria kur humbën me Kamzën në shtëpi. 

“E dini që Shkodra ka pak problem me Partizanin dhe i frikësohem kësaj pjese. Po përgatitemi dhe jam i mendimit që kjo ndeshje duhet të merret si e radhës. Hakmarrja më e mirë mendoj se është fitorja”, – tha ai për RTSH. 

Sulmuesi i kuqebluve u ndal dhe te ndryshimet që ka përjetuar skuadra. “Kemi bërë një punë të mirë deri tani po duhet të vazhdojmë të qëndrojmë me këmbë në tokë. Ishte një fitore e rëndësishme sidomos në aspektin psikologjik pasi na jep shumë moral. Është e kaluar dhe morëm 3 pikë të rëndësishme. Ndeshjet vijnë e vështirësohen dhe ekipet e tjera po na njohin mirë duke na e vështirësuar”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit