“Like” i Firmino për kundërshtarin e derbit shkakton “tërmet” te Liverpool

23 Shkurt 2021
14:31
Alfred Lleshi
back button

Nuk ka erëra të këndshme, që fryjnë në “Anfield”, pasi Liverpool grumbullon katër humbje radhazi në Premier League. Kjo është seria më e keqe rezultative që nga viti 1923. E gjitha kjo ka ndryshuar disponimin e tifozëve të kuq, që ishin mësuar me drita dhe i kishin harruar hijet e së kaluarës. Për këtë arsye, “like” e Firmino ndaj sulmuesit rival, që shënoi golin e parë nga dy të tillë të humbjes së fundit të ekipit të tij, nuk do të mbetet pa u vënë re në një botë super të lidhur si kjo aktuale.

Epo, kjo është pikërisht ajo që ka bërë Roberto Firmino. Richarlison, i cili shënoi për 0-1 në derbin e Merseyde, që përfundoi me fitoren e Everton (0-2), festoi me stilin e tij tashmë të zakonshëm, në Instagram. Por, në mes të shumë “like” të marra dhe ndërveprimeve sociale, u shfaq një i dyshuar, sulmuesi rival. “9” e Liverpool-it i dha “like” fotografisë së bashkatdhetarit të tij. Kjo nuk u prit aspak mirë nga tifozët e “Reds”.

“Asnjëherë nuk mjafton më e mira”, – ishte teksti që shoqëroi fotografinë e ndarë nga “7” e Evertonit, një imazh i festimit të golit të të tij. Kjo foto mori “like” e sulmuesit brazilian të Liverpool-it, midis më shumë se 420.000 pëlqeimeve që akumuloi. “Më djeg gjaku”, – shkroi një tifoz, kur pa që sulmuesi i tij kishte “mbështetur” rivalin, pas disfatës së tmerrshme në derbi. “Të jep përshtypjen se atij nuk ia ndjen fare”, – shkruan një tjetër.

“Patjetër, Klopp duhet ta pezullojë atë nga ndeshja tjetër. Nëse një lojtar i Manchester United do ta bënte atë me Roy Keane si një shok skuadre, do të kishte gjak në dhomën e zhveshjes”, – shkon më tej një tjetër. Një përmbledhje reagimesh që tregon se në “Anfield”, ky “like” i Firmino nuk është pritur aspak mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit