Lillard realizon 60 pikë në fitoren e Portland, humbasin Denver e Brooklyn

26 Janar 2023
8:32
Telesport
back button

Milwaukee korr fitoren e dytë radhazi dhe tregon forcën ndaj Denver, duke fituar 107-99. Për miqtë mungoi Nikola Jokic, ndërkohë që Antetokounmpo realizoi 33 pikë e 14 rebound për Bucks, që ngjiten në vendin e tretë në Lindje. Humbet edhe Memphis, që u mund 122-120 nga kampionët e Golden State. Për Warriors u dallua Stephen Curry me 34 pikë.

Lakers rikthehen te fitorja, duke mundur 113-104 San Antonio. LeBron James realizoi 20 pikë e 11 asist, ndërkohë që u rikthye nga dëmtimi Davis, që e nisi ndeshjen nga stoli (21 pikë e 12 rebound). Philadelphia, falë 27 pikëve të Maxey dhe 26 pikëv e 10 rebound të Embiid mundi 137-133 Brooklyn (Irving 30 pikë), dy ekipe që janë në zonën play off në Lindje.

Në takimet e tjera luajtura sot, Portland mundi 134-124 Utah Jazz, ndeshje ku shkëlqeu Damian Lillard, autor i 60 pikëve, në një ndeshje të jashtëzakonshme. Fiton edhe Orlando, që mundi 126-120 Indiana (Banchero 23 pikë), ndërsa Toronto fitoi 113-95 në shtëpinë e Sacramento (Siakam 26 pikë e 11 rebound).

NBA – Rezultatet e sotme

Orlando – Indiana, 126-120

Philadelphia – Brooklyn, 137-133

Houston – Washington, 103-108

Milwaukee – Denver, 107-99

New Orleans – Minnesota, 102-111

Oklahoma – Atlanta, 132-137

Golden State – Memphis, 122-120

Portland – Utah Jazz, 134-124

Sacramento – Toronto, 95-113

Lakers – San Antonio, 113-104

Lajme të tjera

Lajmet e fundit