Lillard realizon 61 pikë dhe mban Portland në garë për play off-in

12 Gusht 2020
8:18
Telesport
back button

NBA është drejt fundit të sezonit të rregullt, teksa sot në Orlando janë luajtur ndeshjet e radhës së kampionatit. San Antonio triumfoi 123-105 ndaj Houston, një fitore për statistikë e Spurs, që janë jashtë zonës play off (Johnson 24 pikë e 11 rebound). Fiton edhe skuadfa e Milwaukee, kryesuese e renditjes në Lindje, që mposhti 126-113 Washington (Lopez 24 pikë).

Fitore e rëndësishme për skuadrën e Portland, që mundi 134-131 Dallas, duke qëndruar në vendin e tetë në Konferencën e Perëndimit, vendi i fundit që të çon në play off. Ndeshje me rivalitet dhe emocione, ku u dallua Lillard, autor i 61 pikëve. Në garë për një vend në play off në Perëndim është edhe Memphis, që u mund 122-107 nga Boston (Tatum 29 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Brooklyn – Orlando, 108-96

Houston – San Antonio, 105-123

Phoenix – Philadelphia, 130-117

Boston – Memphis, 122-107

Dallas – Portland, 131-134

Sacramento – New Orleans, 112-106

Washington – Milwaukee, 113-126

Lajme të tjera

Lajmet e fundit