Lineker ndez rivalitetin mes Salah dhe CR7: Ronaldo është fantastik, por…

9 Tetor 2021
17:45
Denis Hakanaj
back button

Gary Lineker ka dalë kundër Cristiano Ronaldo-s.

Legjenda e futbollit anglez është i mendimit se portugezi nuk e meritonte çmimin e lojtarit të muajit shtator në Premier League.

“Duhet të them se ka qenë fantastik”, ka shkruar në Twitter Lineker duke iu referuar CR7-ës. “Por Salah duhej ta kishte fituar këtë çmim”.

Në fakt, paraqitjet e Salah kanë qenë me të vërtetë të jashtëzakonshme gjatë gjithë muajit të kaluar dhe kanë vazhduar edhe në fillimin e këtij muaji.

Veçanërisht, goli i shënuar në ndeshjen e fundit të Liverpool kundër Manchester City-t ka qenë i jashtëzakonshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit