Lineker zbulon: Sterling kërkoi videon e ndeshjes me Tottenham 4-3… Ja motivi!

10 Gusht 2020
13:54
Telesport
back button

Eleminimi që pësoi ndaj Tottenhamit edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve nuk i është shëruar ende si “plagë” Raheem Sterling, goli i të cilit u anulua nga VAR dhe i hoqi kështu mundësinë Manchester City për të shkuar në finalen e Champions 2018-2019.

Sulmuesi anglez e filloi që nga ai episod me objektivin të bëhej më i fortë dhe të provonte përsëri, së bashku me shokët e tij të skuadrës, të synonte Kupën e Madhe.

Gary Lineker, ish-legjenda e futbollit anglez, do të rrëfente: “Sterling kontaktoi BT Sport për të kërkuar videon e ndeshjes Manchester City-Tottenham. Jo vetëm për të parë performancën e tij, por për të rikthyer atë ndjenjën e hidhur të humbjes. Ai dëshironte të sigurohej që kjo të mos ndodhte më”.

Pasi eliminoi Real Madrid, Manchester City tashmë ndodhet në çerekfinale, ku do të përballet me Lyon që eliminoi Juventusin në fazën e 1/16-ve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit