Linjë të re rrobash para Liverpoolit, Solskjaer mbledhje urgjente me yjet e ekipit

15 Shtator 2019
13:54
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, është mjaft i shqetësuar në lidhje me dy futbollistët e tij Jesse Lingard dhe Marcus Rashford. Ai ka zhvilluar një mbledhje me to, sipas asaj që raport The Sun, ku i ka kërkuar të dyve që të fokusohen te futbolli. 

Numri një i stolit është i shqetësuar për të dy shokët, pasi Lingard po zhvillon biznesin e veshjeve dhe norvegjezi ka frikë se kjo mund ta shpërqëndrojë dhe të heqë vëmendjen larg futbollit. 

Situata është komplikuar me Lingardin që nxori në shitje linjën e tij të re të rrobave para ndeshjes mjaft të rëndësishme kundër Liverpoolit vitin e kaluar. Ekipi i tij humbi me rezultatin 3-1 dhe lojtari luajti shumë dobët. Ai mori kritika nga tifozët, por dhe legjendave të klubit që mendojnë se ai nuk e ka mendjen në futboll. Tekniku për të shmanguar një situatë të ngjashme ka folur që tani me futbollistët e tij. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit