Lippi e thirri në kombëtare, braziliani shkruan historinë e futbollit kinez

11 Shtator 2019
17:58
Telesport
back button

Dy gola për t’u dhënë fund kritikave. Sulmuesi dhe lideri i ri i kombëtares kineze të futbollit quhet Elkeson, një futbollist i lindur në Brazil dhe i natyralizuar kinez.

Lojtari erdhi në Kinë në vitin 2013 dhe në këto 6 sezone, ku ka luajtur me ekipet e Shanghai Sipg dhe Guangzhou Evergrande, duke realizuar 134 gola. Lojtari u thirr për herë tën parë në kombëtare nga trajneri Marcello Lippi dhe kritikat nuk munguan.

Gjithsesi, sulmuesi u është përgjigjur kritikave me dy gola në debutimin e tij me fanellën e kombëtares kineze, në fitore 5-0 që Kina Arriti ndaj Maldiveve në kualifikueset për botërorin “Katar 2022”.

Elkeson bëhet kështu jo vetëm futbollisti i parë i natyralizuar kinez që grumbullohet në kombëtare, por edhe i pari që realizon gol me fanellën e këtij ekipi.

Elkeson me flamurin kinez pas ndeshjes

Lajme të tjera

Lajmet e fundit