Lippi frikëson tifozët e Juventus-it me deklaratat e fundit

22 Maj 2020
19:19
Denis Hakanaj

Marcello Lippi ka parlajmëruar Juventus-in, duke thënë se bardhezinjtë nuk e kanë të sigurt titullin në Serinë A.

Juventus kryeson renditjen me një pikë avantazh ndaj Lazio-s.

“Sarri po bën një punë shumë të mirë”, ka thënë Lippi për Tuttosport. “Kur sezoni u nddal, periudha e mësimit ishte drejt fundit”.

“Në ndeshjene fundit kundër Inter-it, unë pashë një organizim taktik që do të jetë shumë i dobishëm për ndeshjet e mbetura. Sarri do ta nisë nga ty”.

“Megjithatë, Lazio nuk duhet nënvlerësuar”, ka shtuar Lippi.

“Ata luajnë shumë mirë dhe janë të motivuar nga ajo që kanë bërë deri në momentin e ndërprerjes së kampionatit”.

“Gjithashtu, ata kanë edhe golashënuesin më të mirë, Do të jetë një betejë e madhe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit