Lista e Italisë me shumë surpriza, Mancini fton tre debutues!

8 Nëntor 2019
17:38
back button

Italia ka publikuar listën për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Euro 2020. Kombëtarja axurre e ka siguruar kualifikimin dhe për këtë arsye, ka bërë disa ndryshime në grumbullim.

Plot tre debutues janë thirrur nga trajneri Mancini. Surpriza më e madhe është padyshim Andrea Cistana, mbrojtësi i Brescias. Emër surprizë mund të konsiderohet dhe ai i Ricardo Orsolinit, ndërsa debutuesi i tretë është Gaetano Castrovilli.

Mesfushori i Fiorentinës është ndoshta emri i vetëm nga risitë, që pritej, pasi po kalon një formë të shkëlqyer me ekipin vjollcë. Ndërkohë, Domenico Berardi dhe Mandragora janë rikthyer në Kombëtare pas disa kohësh mungesë.

Portierë: Gianluigi Donnarumma (Milan), Pierluigi Gollini (Atalanta), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Torino)

Mbrojtës: Francesco Acerbi (Lazio), Cristiano Biraghi (Inter), Leonardo Bonucci (Juventus), Andrea Cistana (Brescia), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Emerson Palmieri (Chelsea), Alessandro Florenzi (Roma), Armando Izzo (Torino), Gianluca Mancini (Roma), Alessio Romagnoli (Milan), Leonardo Spinazzola (Roma)

Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Gaetano Castrovilli (Fiorentina), Jorginho (Chelsea), Rolando Mandragora (Udinese), Marco Verratti (Paris Saint-Germain), Nicolò Zaniolo (Roma)

Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Fiorentina), Stephan El Shaarawy (Shanghai Shenhua), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Riccardo Orsolini (Bologna)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit