Lista: Surprizë e madhe te Barcelona, Valverde publikon emrat

8 Nëntor 2019
21:44
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona do të luajë kundër Celta Vigos, nesër prej orës 21:00. Ekipi katalanas ka publikuar listën e të grumbulluarve për sfidën e rëndësishme kundër ekipit mik. Trajneri Ernesto Valverde ka disa ndryshime të papritura. 

Sulmuesi Luis Suarez do të jetë i grumbulluar. Uruguiani është gati dhe me shumë mundësi do të marrë minuta në sfidën e nesërme. Ai do ta nisë nga pankina dhe do të përdoret si zëvendësim. 

Tekniku rikthen në kampionat dhe Dembelenë. Francezi e ka mbaruar pezullumin e tij dhe mund të hidhet sërish si titullar, ashtu si në ndeshjen ndaj Slavias së Pragues. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit