LISTA: Zidane me dhimbje koke, mungojnë 3 titullarët e rëndësishëm!

27 Nëntor 2020
19:04
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Alavesit. Trajneri Zinedine Zidane ka publikuar emrat e futbollistëve që do të jenë të gatshëm për takimin e nesërm prej orës 21:00.

Bie në sy grumbullimi sërish i Mariano Diazit. Ky i fundit ka gjetur vazhdimësinë pas mungesave të Benzemasë dhe Luka Jovic. Sulmues francez nuk ia ka dalë mbanë sërish të jetë i gatshëm për teknikun e tij.

Odegaard është në këtë listë, ashtu si Isco. Mbrojtja mbetet e mangët me mungesën e Sergio Ramosit, por dhe Dani Carvajalit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit