LISTA: Zidane përjashton yllin e Realit, madrilenët i tregojnë derën

12 Korrik 2020
16:53
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Granadas. Sfida do të luhet nesër në orën 22:00, një transfertë vendimtare për të besuarit e trajnerit Zinedine Zidane që me një fitore do të vendosnin dy duart te titulli kampion.

Numri një i stolit ka disa surpriza te lojtarët e grumbulluar. James Rodriguez nuk do të udhëtojë me ekipin. Kolumbiani nuk ka marrë ftesë nga francezi duke konfirmuar marrëdhënien e krisur mes palëve.

Ramos është rikthyer pas pushimit në ndeshjen ndaj Alavesit. Mbrojtësi ishte i skualifikuar, por në ndeshjen e radhës me shumë mundësi do ta nisë nga minuta e parë. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit