Listë kërkesash për PSG? Mbappe: Dua të luaj edhe portier!

12 Qershor 2019
11:37
back button

Kylian Mbappe është vënë në qendër të vëmendjes këtë verë dhe mediat po e shfrytëzojnë emrin e tij për të prodhuar lajme e klikime, pak rëndësi ka cila është e vërteta rreth së ardhmes së tij.

Sulmuesi francez është i PSG-së dhe ka një kontratë faraonike, ndaj spekulimet mediatike rreth të ardhmes e kanë acaruar jo pak, por edhe vetë ka pasur faj, me ndonjë deklaratë të nxituar, si ajo e para pak javëve: "Është koha të marr më shumë përgjegjësi mbi vete, te PSG apo gjetkë".

Të martën në mbrëmje, pasi shënoi golin e 100-të si profesionist, Mbappe ishte në humor dhe vendosi të tallej pak me një faqe në Twitter, @TransferChecker, që kishte publikuar një listë kërkesash drejtuar PSG-së nga përfaqësuesit e Mbappe.

Sulmues qendror gjithnjë, të gjitha penalltitë për Mbappe, një përqindje më e lartë të ardhurash nga e drejta e imazhit, këto ishin disa nga kërkesat kryesore të Mbappe sipas profilit në Tëitter, që pretendon se është i specializuar për merkaton.

Mbappe vendosi t'i jepte vetë një përgjigje aludimit në kurriz të tij, duke komentuar te faqja "e specializuar": "Më vjen keq, keni harruar diçka: Kylian Mbappe dëshiron të luajë gjithë portier. LAJM FALS".

Llogaria në Twitter iu përgjigj aty për aty francezit: "Udhëtim të mbarë për në Madrid, është kohë e bukur atje".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit