Liverpool, 60 milionë sterlina për 61 mijë tifozë

29 Nëntor 2019
16:52
Denis Hakanaj

Gjashtëdhjetë milionë sterlina për të rritur kapacitetin e Anfield.

Kjo është ideja e Liverpool-it për ta çuar në 61 mijë spektatorë fortesën e Të Kuqve, 7 mijë më shumë nga kapaciteti aktual.

Sipas Telegraph, drejtuesit e klubit po mendojnë të zmadhojnë vitin e ardhshëm Anfield, fortesa e vërtetë e Liverpool-it, për ta bërë akoma më të zjarrtë atmosferën.

Siç u tha më sipër, projekti duhet të marrë formë në pranverën e 2020-ës.

Me këtë modifikim, Anfield do të bëhet stadiumi i tretë me kapacitetin me të madh të Premier League, pas atij të Manchester United, Old Trafford, dhe impiantit White Hart Laneit të ri të Tottenham.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit